Biznesmeni Nikollaq Neranxi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili në maj të këtij viti bllokoi 31.2 tonë kripë, një pjesë e së cilës i përkiste subjektit të tij “N&N.

Në sqarimin e saj, AKU theksonte se “ndaj subjektit N&N inspektorët kanë vënë re se në dokumentacionin e shoqëruar, kjo kripë nuk ka nivelin e duhur të jodizimit dhe nuk kishte të pasqyruar jetëgjatësinë, pra datën e skadencës.

Lidhur me këtë, biznesmeni Neranxi ka publikuar dokumentet, si dhe Nenin 5 të Kushtetutës, i cili flet për jodizimin e kripës, në të cilin theksohet se “kripa njerëzore e shtazore dhe për përdorim në industrinë ushqimore nuk lejohet të jodizohet në një nivel më të ulët se 40 mg jod për kg kripë dhe më të lartë se 60 mg jod për kg kripë në pikën e prodhimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i Neranxit:

Institucionet shteterore qe i sherbejne vetem klienteve te pushtetit dhe sabotojne punen e kritikeve te tij!

Te dashur miq! Dua te bej publike nje beteje qe po ben prej disa muajsh Kompania Neranxi me AKU! Nje nga produktet qe ne importojme eshte kripa e Himalajeve! Besoj nuk ka nevoje te rendis benefitet e ketij produkti te cilin Kompania Neranxi e importon nga vendet e BE, aty ku insitucionet e kontrollit bejne si duhet punen e tyre dhe kane standarte te larta! Pra eshte produkt i lejuar! Mua nuk me lane ta tregtoja sepse sipas tyre duhej te kishte jod! Kripa e Himalajeve eshte kripe guri dhe eshte nje miniere mineralesh te vyera per shendetin te cilat nuk i ka kripa e detit!
Eshte nje alternative e kripes dhe perdoret per arsye te caktuara! Une per te respektuar institucionet shteterore e pasurova me jod dhe e risolla! Perseri ma kane bllokuar ne dogane per arsye kontrolli!!!!! Sipas rregullit, merren mostrat dhe cdoganohet ngarkesa! Por jo, ata duan qe te me sabotojne punen! Nderkohe kam pare ne treg cfare kripe himalaje tregtohet! Kam bere edhe analiza te cilat i keni me poshte ne foto! Rezultati? Nje kripe e thjeshte guri shitet si kripe himalaje, ne etikete shenohet 50-60 mg/kg por ne analize del 14,8.

Pra qellimi eshte i qarte, bllokohet Neranxi qe te shese dikush tjeter, mbi te gjitha per te shitur nje mall jashte parametrave! Kete bejne AKU & Co! Jane selektive, sabotues, gjobvenes, inkompetente dhe asgje me shume! Te kujdesen per shendetin e konsumatoreve? As mos tju shkoje neper mend! Kane pune me te rendesishme per te bere!
Bled Cuci po me lexon?

PS. Fotot me poshte i perkasin nje kripe qe nuk eshte e Neranxit, qe shitet ne treg, te ciles une i bera analizen, keni fleten e analizes te kesaj kripe dhe nenin e legjislacionit per sasine e jodit ne kripe!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb