Një burrë amerikan, i akuzuar për vrasjen e një fëmije, është bërë protagonist i një episodi aspak të këndshëm teksa po merrej në pyetje prej hetuesve.

27-vjeçari Terrell Rhodes, raportohet se ishte duke rrëfyer vrasjen e një 2-vjeçari ku tentoi të rrëmbente pistoletën e një oficeri, e këta të fundit, reaguan me shpejtësi që ta çarmatosnin atë.

Incidenti është fiksuar nga kamerat e sigurisë brenda një rajoni në Las Vegas.

Në pamjet e publikuara, shihet policia duke u përleshur me të riun, derisa arritën të marrin armën prej duarve të tij, e të rikthehenin gjendjen në normalitet.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: