Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj qeverisë.

Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet.

Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur.

Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi më këta përditë sepse inkoherenca e tyre është ulëritëse.

Këta i përgjigjen hallit, jo çështjeve. U ul në këtë anë të parlamentit deputeti botës tjetër dhe pretendoi se është përfaqësuesi i socialistëve, por socialistët kur shohin atë shohin një thepshqepës.

Ky i jep lejet për vrasje, prandaj u ngrit ajo zonja e moshuar dhe tha më jep leje…

Këta që nuk guxuan një herë të bëjnë transparencën e plotë të figurave. Në 2015 ishim ne që e kaluam atë ligj, jo ju. U la aty një vjegë, po mo e pranoj që u la një vjegë që jepte mundësinë që atyre që kishin kaluar kontrabandëshe që të mbesnin në politikë, po s’ka më”, tha ajo.

Ndërkohë për sulmin kibernetik, ajo tha: Meqë flasim për ata përtej oqeanit, diskutime më serioze bëhen në kongresin amerikan e senat për sulmet kibernetike të Shqipërisë se në kuvend.

Në fillim u tallët, pastaj doli që nuk ishin disa adoleshentë që kishin bërë sulmin por i mbështetur nga republika islamike e Iranit. Po fakti që nuk ishte vetëm ndaj Shqipërisë por ndaj shtëpisë së NATO-s. Sulme të tilla, ne kemi 1 mln tentativa në muaj, janë të një mënyre tjetër të padëmshme, ky rast nuk është i tillë, nuk ishte mungesë buxheti por ishte qëllimi për të paralizuar shërbimet, por ato u ngritën në këmbë për një javë.

Raporti përfundimtar që është bërë nga ekspertët,  nuk e latë ministren ta lexoni se jeni këtu për tallava.

E kujtoni egërsinë e mbrojtjes kur ne flisnim për financimet ruse? Ai që kërkon sot auditim të financave, mbronte Lulin. Ne nuk themi se është fajtor, kemi thënë që të hetohen lidhjet, ky është i gatshëm t’i shpallë tradhtar e hero sa herë i duhet.

Luli i mirë, Luli i keq, Berisha i keq, Berisha i mirë, herë kështu e herë ashtu dhe mënoni se kështu do fitoni.

“Provokim”, Balla i kthehet Berishës: Kam frikë se do i duhet vizë për të shkuar dhe në Lalz

Kreu i grupit socialist Taulant Balla ka replikuar me kreun e PD-së Sali Berisha pas akuzave të tij në parlament. Qëndrimin për disa çaste në ulëset e deputetëve të PS, Balla e quajti provokim. Ai thirri sërish sanksionet e SHBA dhe Britanisë së Madhe teksa tha se “Saliut do i duhet vizë për të shkaur dhe në Lalz”.
“Provokim i ulët i një njeriu që turp nuk ka më, burrëri nuk ka pasur kurrë. Mori fjalën…. Nuk ndodh asnjëherë që as unë të ulem në rreshtin tuaj, as ky individi që provokon, kërkon sherr, luftë sa herë i jepet mundësia. nuk bëmë asnjë reagim, se burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë dhe menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur. Sa i përket asaj që tha ky pisllëku që…ky PS-së i ha atë…ky PS-së ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. PS në këto 30 vite PS ka kontribuuar vetëm për të mirën e këtij vendi. Ky njeriu që e ka tradhtuar Shqipërinë sa herë t’i jepet mundësia, njeriu i varkës së Enver Hoxhës, njeriu që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit, ky është Sali Berisha. Dhe ky që vjen sot dhe thotë unë përfaqësoj socialistë. Ky turpi i parlamentit vjen 10 minuta bën pis dhe ikën, pastaj bën si i prekur ky tjetri këtu. Ju duhet të keni turp që vazhdoni dhe rrini nga mbrapa, ti dhe kushdo tjetër.
Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që jam shumë i sigurt që do të ndodhë, KE më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe ka vendosur të ecë me sanksione për individët e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. Saliut kam frikë se do i duhet vizë për të shkuar dhe në Lalz”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: