Eliona Pitarka iu bashkuar protestës së djeshme të mbajtur kundër përdhunimit të fëmijëve dhe grave.

Aktorja publikoi foto nga protesta duke mbajtur pankaratë në duar ku shkruhej: “Kur fajësoni viktimën bëheni palë me përdhunuesin.”

Në përshkrimin e fotos, Eliona shkroi se i duhet dhënë fund fajësimit të viktimës.

Ajo bëri thirrje për të mos heshtur pasi në këtë mënyrë luftohen abuzuesit. Ndërsa shtoi se pedofilët duhen vrarë pas asnjë pikë mëshire.

“Boll më!!!! Kur fajësoni viktimën, bëheni palë me përdhunuesin! Abuzimi të ndryshon jetën..le të luftojmë ne e ti ndryshojmë jetën abuzuesve duke mos heshtur më. Le të luftojmë ne sot për të gjithë ata që ende e kanë të vështirë të ngrihen e ti japim të gjithë forcën e nevojshme të na bashkohen më të forta se kurrë❤️ #vdekjepedofilave pa asnje pikë mëshire e them! Mos harro, TI NUK KE FAJ! Dhe ti o përdhunues, pedofil, ndyrësirë ç’i do b*olet kur nuk je burre ?! ?”– shkroi aktorja.

Por një prej komentueseve u shpreh se: “Po të mos kruhesh asnjë nuk të s’të përdhunon”, duke mbrojtur në këtë mënyrë përdhunuesit.

Megjithatë komenti i tij nuk ka mbetur pa përgjigje, pasi Eliona iu është kthyer keq duke thënë: “Ti duhet te varesh ne mes te qytetit bashke me ate perdhunuesin bastard me kete koment qe ben.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb