Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në një postim në rrjetet sociale, Vuçiç bëri me dije se në takim është diskutuar mbi përgatitjet për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se po i bëhet shumë presion Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Bisedë me Josep Borell dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet do të vazhdojnë së shpejti”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: