KORCE

Minatorët e Korçës, Devollit dhe Ersekës kanë organizuar sot protesta para Prefekturës. Burime për “Balkan Web” bëjnë me dije se protesta e tyre bëhet për të kërkuar statusin e minatorit.

Syrja Ruci ,kreu i sindikates se minatoreve te Korces tha se protestat po bëhen për të kërkuar të drejtat e tyre. “Protesta është për të drejtat tona.

Nuk po na e vënë veshin. Po na gënjejnë për statusin. Kërkojmë djersën tone. Pensioni është 35 mijë lek të reja.”-tha ai.

Vitin e fundit mbi 20 minatorë nga Korça kanë humbur jetën nga sëmundjet profesionale.

“Nuk duam thërrime, duam statusin.Do përshkallëzojmë protestat deri në grevë uri”-janë shprehur më tej minatorët.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb