Punonjësit e dy HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet pretendojnë se po hiqen padrejtësisht nga puna. Të mbështetur edhe nga familjarët punonjësit protestuan përpara hyrjes së HEC-it pasi e cilësojnë të padrejtë vendimin e kompanisë “Kurum” për reformën e ndërmarrë.

Specialistët që kanë vite që punojnë në këtë kompani thonë se shkurtimet po bëhen pa asnjë kriter.
Në mbështetje të specialistëve ishte edhe Sindikata e punonjësve të Industrisë shqiptare kreu i së cilës kërkoi sa më parë një marrëveshje. Punonjësit paralajmërojnë përshkallëzim të protestave deri në grevë urie nëse nuk anulohet vendimi.

Punonjësit e cilësojnë shkelje të kontratës nga kompania “Kurum” largimin e tyre nga puna të cilën e kanë të vetmin burim të ardhurash për familjet e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb