Këshilli i qytetit të Mariupolit tha se Rusia vazhdimisht dhe qëllimisht po bombardon infrastrukturën kritike civile në portin jugor të Ukrainës, duke e lënë atë pa ujë, ngrohje ose energji elektrike dhe duke parandaluar sjelljen e furnizimeve ose evakuimin e njerëzve.

“Ata po bllokojnë furnizimet ushqimore, duke na vendosur në një bllokadë, si në Leningradin e vjetër. Qëllimisht, për shtatë ditë, ata kanë shkatërruar infrastrukturën kritike të qytetit për mbështetjen e jetesës. Nuk kemi përsëri dritë, ujë apo ngrohje.”

Këshilli tha se po kërkon të krijohet një korridor humanitar për qytetin.

“Ne po shkatërrohemi si komb. Ky është gjenocid i popullit ukrainas,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb