Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të përmbahej nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin.

Por në komentet e transmetuara në TV Rossiya 24, Peskov thotë se lufta urbane “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve” dhe shtoi: “Ministria e mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë e vendosjes nën kontrollin e plotë të qendrave të mëdha të popullsisë… me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”.

Ai gjithashtu thotë se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtynin Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të vendosur përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.

“Ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”, shton ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb