Deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar në seancën e sotme në Kuvend, ndryshimin e Rregullores dhe lejimin e deputetëve të pavarur që të kenë në dispozicion më shumë se 1.7 minuta, kohë e cila tha se nuk mjafton për të adresuar shqetësimin e qytetarëve të zonës që përfaqëson.

Spaho u shpreh se kjo krijon një ndarje elektorati në të dorës së parë e të dytë.

“Na është vënë në dispozicion një javë kohë të shkojmë tek zgjedhësit për të diskutuar për problemet e tyre dhe në seancën që organizohet një herë në muaj, na jepet mundësia tu japim zë atyre. Mekanizmi i ndarjes së kohës është jo i drejtë, për një javë punë në terren më jepni vetëm 1.7 minuta për të diskutuar. 135mund të them në aq kohë?
Kolegët e grupeve parlamentare avantazhohen se ndajnë kohën mes tyre dhe flasin një muaj po një jo. Deputetët e pavarur nuk kanë mundësi të flasin. Edhe muajin tjetër do të ndodhë e njëjta gjë. Kategorizoni në këtë mënyrë elektoratin”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: