Një nga trajnerët më babaxhanë të shekullit të ri është padyshim Claudio Ranieri, por së fundmi edhe ai është mërzitur me atë çfarë po ndodh në futbollin e sotëm.

Ai ka qenë i drejtpërdrejtë në komentin e tij për futbollin modern dhe zakonin për të shkarkuar trajnerin kur gjërat nuk funksionojnë. Trajneri i Ëatford ka folur në lidhje me këtë çështje pas shkarkimit të Rafa Benitez nga Everton.

Nuk ndryshon kurrë asgjë në botë: kur një skuadër nuk reagon siç do të donte klubi, është trajneri që ndërron jetë. Ndodh kështu kudo, në Itali më shumë, por edhe në Spanjë, në Francë, në çdo vend”.

Në lidhje me Benitez dhe Everton, Ranieri tha: “Nuk ka mundur të bëjë merkato sepse ka ardhur pas Ancelotti-t, kështu që nuk e ka bërë ai skuadrën. Ka gjetur një skuadër dhe ka kërkuar të bëjë më të mirë. Ndoshta në Angli nuk jeni mësuar me këto gjëra, por në Itali i ndërrojmë trajnerët si të ishin akullore”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb