VLORA

Në qarkun e Vlorës vijon aksioni ndaj ndërtimeve pa leje. Një 37-vjeçar është arrestuar në Lukovë të Himarës pasi po ndërtonte dy objekte pa leje.

3 vëllezër në Radhimë janë vendosur nën hetim për shkak se po ndërtonin gjithashtu pa leje.

Nuk kanë shpëtuar as tre persona të tjerë që gjithashtu po ndërtonin pa leje në Radhimë, Lukovë e Ksamil.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi S. G., 39 vjeç, banues në Vranisht, Vlorë, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa.

Strukturat e DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë evidentuar dhe goditur 5 raste të ndërtimeve të paligjshme. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

  1. R.Ç., 37 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar dy objekte në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse.

Si dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

  1. A.L., D. L., A. L. (vëllezër), pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
  2. F.I., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Radhimë, Orikum, pa lejen e organeve përkatëse;
  3. S.M., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në fshatin Lukovë, Himarë, pa lejen e organeve përkatëse;
  4. G.H., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt në lagjen nr. 3, Ksamil, pa lejen e organeve përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. E.J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
  2. R.Xh., 29 vjeç, banues në Finiq, pasi ditën e djeshme, në rrugën Krane-Qafë Botë, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E. K., 79 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb