Policie Sarandës ka vendosur në pranga një grua, pronare e një objekti dhe 2 shtetas të tjera, pasi po kryenin punime pa leje.

Policia njofton, se gjatë kontrolleve të tyre në fshatin Cerkovicë, në Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa lejen e posaçme.

Menjëherë më pas, është bërë arrestimi i pronares së objektit, 65-vjeçares E. k., dhe dy punëtorëve që po kryenin punimet, shtetasit I. I., 60 vjeç dhe A. O. 62 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Finiq, Sarandë

U konstatuan duke ndërtuar pa leje, në tokë publike, arrestohen në flagrancë pronarja e objektit dhe 2 shtetas që po kryenin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Cerkovicë, Finiq, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve:

E. K., 65 vjeçe, banuese në Sarandë (pronarja e objektit);

I. I., 60 vjeç dhe A. O., 62 vjeç, të dy banues në Sarandë (punëtorë).

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në fshatin Cerkovicë, Finiq, u kapën në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentete, në tokë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb