BalkanWeb zbardh të tjera diskutime nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Këtë herë ka qenë fjala e deputetit Helidon Bushati.

Ky i fundit është rreshtuar te ata deputetë që i kanë kërkuar dorëheqjen bashës.

“Kryetar, eshte fatkeqësi qe sot nuk jemi ne shesh se bashku me protestuesit por ketu duke u marre me procedura partie.Ne vend qe te jemi atje per te qare hallet e popullit jemi keti duke qare hallin e karrigeve tona. Eshte rasti i pare ne historine tone qe nje kryetari partie i kerkohet doreheqja nga grupi i i vet parlamentar.

Me qendrim tuaj po ndihmoni ne agonizimin e partise dhe po e ben partine demokratike te kthehet ne objekt memesh per lidhjen e pakuptueshme tuajen me karrigen. Nje drejtues qe ka humbur beteja dhe gara mund te fitoje betejen kryesore qe eshte beteja per dinjitetin e emrit te tij nepermjet doreheqjes.

Doreheqje por duke ngelur pjese e zgjidhjes se problemit. Sot jemi ketu per per te degjur nje dhe vetem nje gje…DOREHEQJE.

Kryetar sot ke mundesi te humbesh karrigen e te fitosh dinjitetin dhe respektin e demokrateve. Eshte koha te mendojme per bashkimin e demokrateve. Kjo nuk ndodh duke u mberthyer pas karriges, kjo ndodh kur sejcili prej nesh ben hapa pas sakrifikon dhe mendon per ata demokrat ata shqiptare qe presin prej nesh.
Sot PD, ka nevoje per nje Kuvend Bashkimi.”, tha Bushati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb