Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Qarkun e Elbasanit gjatë një bashkëbisedimie online me të rinjtë e Elbasanit deklaroi se qeveria e Partisë Socialiste ka patur dhe do të ketë vëmendjen të shtuar tek arsimi profesional, si rruga drejt tregut të punës për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Ai tha se sot janë rreth 70% e atyre që kanë realizuar kurse profesionale apo shkolla  profesionale, që sot janë të punësuar, ndërsa shtoi se qeveria Rama për arsimin profesional është bazuar tek modeli Gjerman.

“Elbasani është një nga shembujt më të mirë për arsimin profesional. Janë mbi 70 profesione në që dalin nga arsimi profesional këtu në Elbasan. Në vitin 2013 në Elbasan ishin regjistruar në shkollat profesionale 673 veta, në vitin 2020, u regjistruan 2 370 veta. Interesi është shtuar drejt këtij arsimi. Dua t’ju garantoj se vëmendja e qeverisë sonë edhe në mandatin tjetër do jetë vëmendje e shtuar kundrejt arsimit profesional për të marrë sa të kemi mundësi nga modeli i suksesshëm gjerman i arsimit profesional”,- tha Balla.

“Historia që duan të shkojnë të gjithë në Unviersitet për t’u bërë jurist e mjek, duhet të marri fund, pasi duhet të sigurojmë që çdo i ri apo e re e vendit duhet të ketë një profesion, dikush topograf, dikush saldator…etj. Unë i kam vizituar dhe kam konstatur me shumë krenari rritjen në interesit, si dhe rritjen në cilësinë e punës. Në shkollën e “Sali Ceka”, u habita kur pashë se si ishte dixhitalizuar laboratori i saldimit, gjë që nuk imagjinohej dot në vitin 2013. Unë faktikisht prisja të shihja mjetet e saldatorit, maskën, etj, por pashë se ishte dixhitalizuar i gjithë sistemi”, deklaroi Balla.

“Duke i’u përgjigjur interesit së të rinjëve, Balla tha se, “është një profesion i nderuar ai i kuzhinjerit. Është një profesion që nuk të lë pa punë. Fakti që ka gjetur punë këtu në Elbasan është një lajm shumë i mirë.

Nuk mund të pretendeojmë se puna do gjendet më t’u mbaruar shkolla, por shifrat thonë se pothuajse 70% e atyre që përfundojnë kurse apo shkolla profesionale punësohen, një pjesë janë larguar edhe drejt gjermanisë kryesisht, ata që kanë bërë trajnime profesionale në mekanikë apo sektorë të tjerë. Ndërtimi gjithashtu është me mjaft interes, pasi ata që kanë përfunduar në këtë drejtim, janë integruar dhe në tregun tonë dhe në atë europianë”, shtoi Balla.

“Unë doja të nxisja sa më shumë djëmë e vajza që duan të marrin një profesion, kemi të gjithë kapacitete e nevojshme për t’i ofruar këtë mundësi. Pasi të kenë mbaruar arsimin profesional, por dhe pasi të keshë përfunduar arsimin e mesëm, duhet të përfshihesh në një nga kurset”,- tha ai.

Lidhur me lehtësirat fiskale, Balla tha se “një pjesë të lehtësirave i kemi krijuar dhe ju jeni dëshmitarë. Ju keni tetë muaj që keni hapur biznesin, në një vit të vështirë si ai i pandemisë. Sot, nga 1 janari, ju punoni pa taksa mbi fitimin apo TVSH. Lehtësira më e madhe q ëkemi ofruar , 0 tatim fitimi dhe ai i TVSH”,- tha Balla.

“Deri në 31 dhjetor, ty të duhej që përveç këtyre të dyjave të mb aje dhe një economist për të bilancet e këtyre të dy të parave, por  nga data 1 janari, ti s’ke më nevojë pasi zerohen këto dy tarifa dhe lehtësohet bashkëpunimi me institucionet tatimore. Ky lehtësim do zgjasi deri në vitin 2029”,- tha Balla.

Duke ironizuar me opozitën dhe premtimet elektorale të opozitës, Balla theksoi se premtimet janë qesharake. “Ministrja e financave të Lulit, Monika, tha se do ta bëjmë 9% tatim fitimin, kjo do të thotë se nëse një picë e jotja kushton 450 lekë, rreth 40 lekë të vjetra do t’ja japësh Monikës dhe Lulit. Kjo s’ka për të ndodhu se shanset e lulit të bëhet kryeministër është sa shanset që ekipi i Belshit të dali kampion, por kjo sndodh se ska ekip Belshi”,- tha Balla.

“Ata që nuk fitojnë ndonjëherë, bëjnë edhe premtime qesharake. Biznesi i vogël ka një partner të pazëvendesëushëm tëk qeveria Rama dhe PS. Heqja e këtyre taksave është një nga instrumentët e vetëm në Ballkan lehtësie ndaj biznesit, duke hequr çdo lloj takese, e duke lënë sigurisht taksat vendore, pastromi apo diçka tjetër që janë të pazëvendësueshme. Vëmendja jonë tek arsimi profesional i pakursyer, duam të marrin një profesion”,- shton Balla.

“Qasja jonë ka qenë e ndryshme që në momentin e parë të marrjes së drejtimit të vendit. Kemi reformuar dhe sistemin e akreditimit të shkollave profesionale. Të jenit ë sigurt që do vijojmë të rritim vëmendjen edhe për riaftësimin profesional dhe të mësuesve që japin mësim në shkollat profesionale. Qasja kryesore është marrja e modelit më të sukseshëm në europë atë gjermanë. Trefishimi i të regjistruarve në arsmin profesional është shifër impresionuese, por sduhet të ndalemi”,- tha Balla.

Ai tha se gjatë pandemisë, qeveria u erdhi në ndihmë 5000 bizneseve të vogla me pagën e luftës në Elbasan, ku përfituan më shumë se 12 mijë punonjës.

Balla tha se për sa më sipër mandati i tretë është i domosdoshëm. “Kemi bërë shumë, por kemi ende rrugë për të arritur aty ku duhet. Për mësuesit, sot paguajnë më pak se në kohën e qeverisjes së mëparshme falë taksimit të ndershëm”, theksoi Balla.

 

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb