SHKODËR

Ish-deputeti i PD denoncoi sot përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale radhët e krijuara në spitalin e Shkodrës, ndërsa shkruan se hedh poshtë propagandën e qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

“Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh”- shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

Po ndodh në Shkodër: fluks qytetarësh para spitalit rajonal që presin për vizitë. Mbingarkesa që u është lënë në kurriz mjekëve nga mungesa e strategjisë dhe keqmenaxhimi prej autoriteteve bën që ky proces pritjeje të sjellë përhapje të virusit Covid-19. Qytetarët dhe mjekët janë lënë të vetëm në përballjen me virusin. Si në asnjë vend në botë, qeveria i ka braktisur qytetarët dhe mjekët në periudhë kritike fluksi infektimesh! #Turp

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb