TIRANË

Ish zv/kryeministri Genc Pollo, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për rolin e Edi Ramës në krizën e Bjellorusisë, tha se kryeministri shqiptar nuk ka kredencialet për t’u ulur me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Ai tha se kriza në Bjellorusi është e rëndë, vlerëson rolin e BE dhe të SHBA për ta zgjidhur atë, ndërsa shtoi se Rama si kryesues i OSBE-së ka një sërë cenesh.

“Ka një problem në Bjellorusi. Bjellorusia duhet që të afrohet me BE-në dhe jo me Rusinë. Për fat të keq, kryesues i OSBE-së është Edi Rama, sepse është ministër i Jashtëm. Dhe, këtu fillojnë problemet. Do të ishte e dëshirueshme që Shqipëria të kishte presidencë normale. Edhe më 2010 Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të BE, nuk arriti ndonjë gjë të madhe, por nuk la nam. Në Bjellorusi zgjedhjet ishin të vjedhura.

Po ndodh një precedent i rëndë. Shqipëria kryeson OSBE-në, ndërsa qeveria shkel normat e OSBE-së me ligjin për mediat. Edi Rama nuk ka kredincialet për t’u ulur me Lukashenkon, sepse nuk ka zbatuar ligjet për zgjedhje të ndershme ka kaq kohë. Do të shkojë Edi Rama t’i thotë për zgjedhjet, kur ai mund t’i thotë se zgjedhjet e tua janë me probleme, që ti ke probleme me zgjedhjet. Duket se Suedia duket se do të luajë rol më aktiv. Por, uroj që BE të gjejë zgjidhje për Bjellorusinë”, tha Pollo.

Genc Pollo theksoi se edhe sikur Lukashenko të pranojë Edi Ramën si ndërmjetësues, menjëherë do thotë se “ky lider do më flasë mua për zgjedhje të vjedhura”.

“Në Bjellorusi, SHBA e BE nuk njohën zgjedhjet. Duhet një zgjidhje, sepse janë 9.5 milionë qytetarë që e meritojnë të jetojnë në liri. Shqipëria nëse nuk do të kishte këtë lider pa kredinciale, mund të kishte rol më të mirë. Problemi është se  ka lider problematik, si Rama , e do shprehet Lukashenko, do të më tregojë mua për zgjedhjet e dhunën”, u shpreh Pollo.

Më tej, Pollo vlerësoi se kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, njerëzit nuk kanë ikur si nga 2014 e këtej. Sipas tij, kjo ndodh për shkak se paratë e buxhetit shqiptar shkojnë tek oligarkët.

“Kina bën ca gjerë të tepruara. Sot kemi një qeveri shumë problematike. Janë rritur taksat, shqiptarët nuk kanë mundësi të paguajnë. Natyrisht edhe institucionet ndërkombëtare kanë problemet e tyre, por situata në vend paraqitet problematike.

Përgjigja për situatën duhet të jetë për qytetarin e thjeshtë. Kurrë ndonjëherë nuk kanë ikur njerëzit si nga 2014 e këtej. Duhet të mos ketë më masa kaq abuzive, duhen ndërprerë PPP-të e famshme. Paratë duhet të mos shkojnë tek pak njerëz, por të ndahen në mënyrë të drejtë tek arsimi, tek shëndetësia etj”, vlerësoi Pollo.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb