NGA MENTOR KIKIA*

Krerët më të rëndësishëm të politikës shqiptare u bënë bashkë të martën për të diskutuar reformën zgjedhore. Secili hodhi nga një propozim. Të tre propozimet ishin vërtet të mirë. Rama kërkoi depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Basha kërkoi që fusha të mbështet nga buxheti i shtetit, dhe jo nga parate e zeza të biznesit që më pas duhen kthyer në formën e koncesioneve. Meta kërkoi lista ta hapura. Në u bëfshin të trija, do të ishte një hap i madh drejt transparencës, forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit.

Ndërsa ambasadori amerikan iu referua bandave të gangsterëve që vijnë rrotur qendrave të votimit duke mbështetur kandiatët e duke frikësuar zgjedhësit.
Kjo është përtej cdo të keqeje dhe është e vërtetë. Ambasadori Lu iu drejtua shqiptarëve: Mos e shisni votën, mos i votoni kriminelët.

Shumë e drejtë. Ndërsa të gjithë kemi drejtuar gishtin ndaj politikës së korruptuar dhe të inkriminuar, duhet ta drejtojmë ndaj vetes, pasi jemi ne që e kemi bërë këtë. Mos më thoni se nuk na pyein neve ata.
A janë shtetas të këtij vendi ata që e shesin votën nga 30 mije lëke të vjetra në qytet, tek 5 mije lekë të vjetra në fshatra? PO!

A janë shtetas të këtij vendi ata që e dinë fare mire se cfarë soji është ai që u bën fushatë dhe e kanë kandidat për deputet dhe sërish e votojnë.
Në këtë rast vota jonë është shumë herë me e korruptuar dhe inkriminuar se ata që na e blejnë, dhe ky është faji jonë. Nga këtu buron shprehja e famshme se cdo popull meriton pushtetin që ka.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: