GJIROKASTËR

Një grup alpinistësh që po ngjiteshin në malin e Sotirës të Dropullit janë bllokuar. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se një grup prej 60 alpinistësh u nisën mëngjesin e sotëm drejt malit, teksa disa prej tyre kanë rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe janë bllokuar.

Aktualisht një 17-vjeçar është lokalizuar nga forcat shqiponja dhe zjarrfikëse. Ai u godit nga një shkëmb dëbore dhe pësoi dëmtime.

Prefekti i qarkut, Odise Kote dhe përfaqësues të tjerë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb