Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar, pasi veteranët e LANÇ kanë thënë se ajo po ngre një “Republikë më vete” e po përjashton festën e Çlirimit.


Ademi shprehet se Kalendari i festës në Shkodër është i javës së Pavarësisë dhe na bën nder ne dhe gjithë shqiptarëve.


“Unë e kam deklaruar qëndrimin tim dhe nuk është personal, por që përballet me historinë. Ka filluar një diskutim në nivel kombëtar. Ata dëshmorë që kanë rënë për liri meritojnë të respektohen por më pas datat që lidhen me të vërtetat e datës së largimit të uzurpatorit dhe hyrjen e një regjimi komunist në Shqipëri do të duhet ta themi të vërtetën ashtu si ishte, sepse ne kishin baballarët dhe familjarët tanë të cilët në atë kohë kanë vuajtur në sajë të një revanshi civil ndërmjet forcave të ndryshme politike në këtë rast komunistët që kanë bërë masakra në atë kohë. Duhet të përballemi me të vërtetat duke i dhënë pjesën e vet gjithsecilit në histori. Për familjen time ka qenë një ditë e zezë por edhe për Shkodrën besoj. Nuk ka asnjë vendim antikushtetues apo ndonjë lëvizje antikushtetuese nga ana ime”, tha Ademi.


(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: