Aventura e Gigio Donnarummas te PSG nuk po shkon ashtu siç pritej. Portieri ka minuta të pakta që prej transferimit në Paris dhe kjo nuk është pritur mirë nga ai.

Prandaj, 22-vjeçari po mendon largimin nga klubi. Juventus po e sheh me kujdes këtë situatë, pasi dhe portier aktual i tyre Szczesny po bën paraqitje jo të mira. Historia tregon që Juventus ka pasur martesë afatgjatë me portierët italianë.

Zoffi qëndroi nga viti 1972 deri në vitin 1983 në Torino, ndërsa Buffon për 20 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb