Një 70-vjeçar është mbytur në plazhin e Pishporos në Fier pasditen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca, por pa mundur të shpëtojë të moshuarin.

Sakaq, policia ka zbuluar se 70- vjeçari në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi K. K., rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb