I ftuar në emisionin “Real Story”, në News24, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, akuzoi Partinë Demokratike se po çon mesazhe pa fund te qytetarët.

Teksa temë diskutimi ishte publikimi i të dhënave personale nga “E-Albania”, Veliaj u shpreh se një ditë më parë PD kishte nxjerrë jashtë kontekstit një lajm të kryeministrit Edi Rama, duke marrë linkun dhe duke spamuar të gjithë databazën e telefonave.

Për këtë, Veliaj tregoi se i kishte shkruar edhe një këngëtare me famë botërore me origjinë shqiptare.

“Kryeministri kishte bërë një skeç me dy binjakët në Vlorë, PD nxjerr një lajm jashtë konteksti që Edi Ramën e ndalon policia. Ishte marrë linku, ishte spamuar e gjithë databaza e telefonave dhe një këngëtare shumë e famshme botërore me origjinë shqiptare më shkruan sot, po nr tim nga e morën. Dhe i kishte çuar linkun e Edi Ramës që e ndalojnë policët dhe “kërcënon policët që po ika unë ku do vemi”, që në fakt ishte nxjerrë jashtë konteksti, ishte një skeç. Pra, PD pa lejen e askujt i spamon qytetarët dhe u çon pafund mesazhe që s’kanë pikë lidhje dhe si ka kërkuar askush. E ka bërë këtë që në zgjedhjet e 2011”, theksoi Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb