TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet dhe akuzat ndaj pasardhësit të tij Edi Rama. Në një status në faqen e tij të ‘Façebook’-ut ka reaguar lidhur me faktin që këtë vit Ministria e Drejtësisë nuk mori vendim për amnisti për të burgosurit.

Berisha theksoi se narkoshteti i Ramës nuk njohu amnistinë as për festat e nëntorit dhe as ato të fundvitit për ato kategori të dënuarish për vepra minore.

Ish-lideri demokrat pohoi se nxirren nga burgu trafikantë, ndërsa shtoi se po qarkullojnë të lirë mbi 300 vrasës.

REAGIMI I BERISHËS
Narkoshteti i Edvinit-Norieges, nuk njeh amnistine!
Te dashur miq, viti 2017 ishte viti i pare ne histori qe nuk pati amnisti per te burgosurit. Narko-parlamenti i narko-republikes se Norieges nuk beri amnisti me rastin e 105 vjetorit te pavaresise as dhe per festat e fundvitit paçka se në burgjet e vendit dergjen qindra e me shume fëmije, të rinj, gra, burra per krime minore si mospagesa e energjise, mosbindje apo zënke me çunat e krimit, faje te shkeljes se rregullave te qarkullimit, hajdute xhepash, perdorues fatkeqinj droge te arrestuar per dy grame hashash etj etj.
Nderkohe qe me rekomandime te narko-deputeteve, narko-bashkiakeve, narko-ministrave dhe vete Norieges nxirren nga burgjet vrases serial, trafikante te dhjetra tonelatave droge, pronaret e magazines me 21 tonelata droge ne Permet vetem per lidhjet e tyre me pushtetaret si dhe qarkullojne te lire mbi 300 vrases, shfrytezues prostitucioni, grabites, pengmarres, trafikante droge, te denuar nga drejtesia e vendeve te tjera por qe ne Shqiperi ndajne parate e tyre te krimit me pushtetaret.
Ky qendrim banditesk ndaj amnistise eshte pasqyre e fytyres se vertet te Edvin Kristaq Rames, Norieges se Shqiperise dhe narko-shtetit te tij te urryer! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: