LIBRAZHD

Një 59-vjeçar ka vdekur në Librazhd, pasi e ka zënë korrenti. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në fshatin Dardhë, Librazhd, ku është gjetur i pa jetë e pa shenja dhune pranë banesës së tij shtetasi R. Qyra, rreth 59 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e pakujdesisë, pasi duke pastruar tubin e mbledhjes së ujërave të shiut nga çatia e shtëpisë, shufra metalike që përdorte për të zhbllokuar tubin ka rënë në kontakt me telat elektrik që furnizonte banesën e tij me energji elektrike dhe për pasojë e ka zënë korrenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb