TIRANE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar përmes një statusi në facebook, se Prof. Dhimitër Kraja, është prekur nga COVD19. Manastirliu shkruan se doktor Luli, ashtu sic të gjithë e njohin është në gjendje të qëndrueshme në trajmin nga ekipi mjekësor.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!
I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.
#FORCA Doktor Luli” shkruan Manastirliu.
#JEMIMETY??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: