Në përpjekje për të ndërprerë varësinë kulturore dhe fetare nga Rusia, Kisha kryesore katolike e Ukrainës ka deklaruar se do të kalojë në një kalendar të ri që do të shohë Krishtlindjet të festohen më 25 dhjetor, në vend të 7 janarit, ditë kur Moska kemton këtë festë.

Lëvizja e Kishës Katolike Greke të Ukrainës (UGCC) u mirëprit nga ministri i kulturës Oleksandr Tkachenko.

“Ky vendim i përshtatet kërkesave të kohës sonë dhe opinionit publik”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb