Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, duhet patjetër të hiqni nga lista e ushqimeve disa nga pijet tuaja të preferuara. Pa e ditur, ju merrni qindra kalori vetëm duke pirë lëngje, thonë ekspertët. Kjo ndodh sepse truri nuk i regjistron ndjesitë e ngopjes nga lëngjet në të njëjtën mënyrë siç bëjnë me ushqimet e tjera. Nga kafja e mëngjesit, deri tek çaji i ftohtë, ja një listë pijesh që duhet të shmangni – ose të paktën t’i pini në sasi të moderuar.

Pijet me kafeinë
Kafja me qumësht, frapetë, apo kafet ekspres që pini çdo mëngjes nuk ju ndihmojnë në objektivin tuaj për të rënë shpejt në peshë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga kafja, por ta pini atë në sasi të moderuar, shkruan “shëndeti”. Më mirë është që të pini kafe shqeto. Nëse pini makiato, sigurohuni që ajo të jetë me qumësht jo të skremuar.

Qumështi i skremuar
Shmangni qumështin e skremuar nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Gjithashtu duhet të shmangni edhe produktet e qumështit me sheqer të shtuar, si qumështi i bajames ose qumështi i orizit.

Qumështi i payndyrshëm dhe pa sheqer të shtuar është i mirë për ju. Ai është burim i kalciumit, që ndihmon për djegien e shpejtë të yndyrës. Kështu fitoni dy herë, edhe forconi kockat me anë të kalciumit, edhe bini në peshë.

Çaji i ftohtë
Çdo lloj çaji i ftohtë, i ëmbëlsuar paraprakisht nuk është mirë që të konsumohet.

Këto pije përmbajnë po aq sheqer të shtuar sa pijet e gazuara.

Lëngjet e frutave
Duhet të limitoni konsumimin e lëngjeve të frutave që shiten nëpër dyqane. Sado natyrale të jenë këto lëngje, ato përmbajnë sheqer të shtuar. Një gotë me 100% lëng rrushi ka 9 lugë çaji sheqer; një gotë me 100% lëng portokalli ka 6 lugë çaji sheqer, ndërsa një gotë me 100% lëng molle ka 7 lugë çaji sheqer.

Mirë është që lëngjet e frutave t’i përgatisni vetë në shtëpi: u hidhni vetëm pak sheqer dhe shoqërojini me fruta të thata të pasura me proteina.

Pijet energjike
Nëse ushqueheni shëndetshëm, bëni stërvitje dhe flini në orarin e duhur, nuk keni nevojë për energji shtesë nga kafeina apo çfarëdolloj pije tjetër energjetike. Mjafton vetëm mënyra e shëndetshme e jetesës që ju të ndiheni energjik.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: