TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një 19-vjeçar është mbytur teksa peshkonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lumin e “Brarit”.


Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetasi Renaldo Ymeri ishte duke peshkuar bashkë me vëllezërit e tij, teksa e ka marrë rrjedha.


Deri më tani nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë. Pasi u njoftuan Palombarët e Reneas, këta të fundit nisën kërkimet për gjetjen e trupit, ndërsa më pas arritën të nxirrnin viktimën nga uji.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: