Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Naim Bajrit në Shkodër.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se viktima ishte tregtar peshku në markaten e lagjes “Rus”. Sipas informacioneve, viktima ka qenë duke pirë kafe me punëtorin e tij në momentin që e kanë qëlluar e si pasojë e të shtënave, i plagosur ka mbetur edhe punëtori, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ndaj Bajrit dhe punëtorit raportohet të jetë qëlluar nga një automjet 10 herë.

Breshëria e plumbave ka rezultuar fatale për Bajrin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Kujtojmë se Bajrit i kanë vrarë të birin para 20 viteve. Më konkretisht në 2001, u vra djali i tij 21-vjeçar, Indrit Bajri.

Nuk dihet ende nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb