Dy shqiptarë që ishin shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit janë arrestuar sot në Spanjë. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e arrestuar në Barcelonë dhe Madrid janë arratisur nga Shqipëria pasi kërkoheshin për një atentat të mbetur ne tentativë në vitin 2021, ndaj anëtarëve të një organizate rivale kriminale.

Shqiptarët akuzohen për armë pa leje, për mbajtjen e lëndëve plasëse si C4 dhe pastrimi i parave.

Nga informacionet e marra nëntorin e kaluar u bë e ditur se shqiptarët ndodheshin në Spanjë, ndërsa INTERPOL-i kishte lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve.

Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar nga të arrestuarit po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale të trafikut të drogës në atë organizatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb