Arrestohen 19 anëtarë të një grupi terrorist në Rusi. Operacioni u bë nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, ndërkohë që grupi dyshohet se planifikonte sulme në Kaukazin e Veriut. Shërbimi i sigurisë tha se ata janë pjesëtarë të grupit të njohur si At-Takfir wal-Hijra.

“Ideologjia e grupit i justifikon masat radikale kundër të ashtuquajturve jobesimtarë, përfshirë edhe myslimanët, dhe qëllimi i tij është të krijojë kalifate”, tha përmes një deklarate Shërbimi Federal i Sigurisë.

Sipas tij, oficerët kanë gjetur armë, municion, eksplozivë dhe literaturë ekstremiste te të dyshuarit e arrestuar. Bastisjet nisën qysh më 1 shkurt në rajonet Rostov, Krasnodar Krai, Karaçai-Çerkesia, si dhe në gadishullin e aneksuar të Krimesë. Grupi At-Takfir wal-Hijra është ndaluar dhe është shpallur ekstremist në Rusi që në shtator të vitit 2010.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: