GJERMANI- Katër persona janë arrestuar, pasi akuzohet se po planifikonin sulme terroriste në Gjermani. Mësohet se këta persona, me origjinë siriane dyshohet se po planifikonin sulme në qytetin e Dyseldorfit.

Prej kohësh vendet evropiane janë vënë në alarm të sulmeve terroriste, kryesisht nga ekstremistë të Shtetit Islamik. Një ngjarje e rëndë tronditi vitin e kaluar kryeqytetin francez, Parisin, ku humbën jetën 129 persona si dhe u plagosën qindra të tjerë. Ndërkohë, një tjetër sulm terrorist ndodhi në Bruksel, ndërsa humbën jetën 34 persona.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: