Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe vijon akuzat drejtuar qeverisë lidhur me skemën e grumbulluesve në Lushnje. Sipas tij tij, po abuzohet me mundin e prodhuesve, ndërsa siç thotë ai “bujku merr vetëm lekët e shpenzimeve ndërsa mundi i tij paguhet me zero lekë.

Braçe shton se për shkak të regjimit fiskal asnjë tregtar apo grumbullues i politikës nuk blen me faturë.

Statusi i plotë:

PO PLAS!

(Jo nga vapa se nuk eshte)

Nje ore e plote me bujqit ne

TREGUN E LUSHNJES:

– SPECI I KUQ-KAPI, kjo cilesi 35-40 leke

– PATELLXHAN, kjo cilesi 15-20 leke

– PJEPER, kjo cilesi dhe me nje arome fantastike 25-30 leke

– PJESHKE, kjo cillesi 40 leke

– NEKTARINE, e embel, kjo cilesi 50 leke

Tani, pasi te lexosh ketu, zbrit tek tregu i lagjes e PYET PER CMIMIN;

E KUPTON SA FITON TREGTARI TANI?

Bujku thjesht po merr tani leket e shpenzimeve; mundi i punes paguhet zero.

Ja pse po plas!

Aaaaaa qe mos harroj, per shkak te rregjimit fiskal, asnje tregtar sic cdo GRUMBULLUES i politikes xhanem, NUK BLE ME FATURE!

Ndaj ne kete vend fitojne gjithnje tregtaret e asnjehere prodhuesit!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: