Banorët e Paskuqanit dhe të Laprakës kanë zbardhur detaje nga takimi me ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukun.

Në një prononcim për mediat këta banorë, që kundërshtojnë projektin për zgjerimin e Unazës së Re, ku banesat e tyre shemben, pohuan se po presim të zbardhet VKM-ja.

Sipas banorëve, duhet të trajtohen të gjithë si njerëz, në mënyrë dinjitoze, si ata me legalizime dhe ata që nuk i kanë dokumentet.

“Banesat qe prishen te trajtohen te gjitha njësoj. Po presim VKM, nese s’do jemi te kënaqur do të nisim protesta. Te trajtohemi si njerez dinjitoze te kryeqytetit, njësoj, si dhe pa legalizim. Secili te marre vleren reale te baneses se tij”, tha një prej banorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb