Rrëfime dramatike vijnë nga dëshmitarët që panë nga afër dhe përjetuan tmerrin e sulmit me armë zjarri brenda qendrës tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.

Ata tregojnë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri, teksa brenda qendrës tregtare ka shpërthyer menjëherë kaosi. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme, ku nënat u panë duke kapur në krah foshnjet e tyre, ndërsa blerësit e qytetarët u larguan të tmerruar nga skenat horror.

Emilie Jeppesen, 20 vjeçe, i tha mediave të Danimarkës: “Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo. Ne ishim ulur dhe po prisnim për të ngrënë dhe papritmas pamë njerëz që vraponin. Pastaj ne fillimisht menduam ‘pse po vrapojnë këta njerëz?’ Por më pas ne mund të dëgjonim të shtëna”.

Ndërsa shoku i saj Astrid Kofoed Jørgensen shtoi: “Të gjithë në restorant dolën nga kuzhina dhe më pas atje dëgjuam tre ose katër të shtëna”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb