Një person ka marrë dëmtime të rënda në pyllin e malit të Shoshit, në Dukagjin.

Shtetasi është dëmtuar në mënyrë aksidentale nga një motorrsekë, ndërsa dyshohet se ka qenë duke prerë dru në pyllin e malit të Shoshit.

Siç raporton gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, i plagosur ka mbetur Napolin Berisha, i cili ka qenë me motorsharrë në dorë, kur i ka rënë shkëmbi në trup dhe për pasojë ka prerë gishtat.

Për shkak të dëmtimeve të rënda, pritet që të bëhet transportimi i tij me një helikopter drejt spitalit rajonal të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thyer malore, ndaj transportimi i personit të plagosur mbetet i vështirë përmes tokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb