DELVINE- Një 54-vjecar ka humbur jetën në fshatin Kalas të Delvinës, pasi është aksidentuar në punë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rojishte”, teksa viktima me inicialet E.C ishte duke prerë dru në mal kur është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

“Më datë 25.08.2018, në fshatin Kalas, Delvine, në vendin e quajtur “Rojishte”, shtetasi E.C., vjeç 54, duke prerë dru në mal, aksidentalisht është rrëzuar e ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për vdekje aksidentale”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: