PUKA

Një punëtor 66-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ra nga lartësia e një banese në Pukë. Ai ishte duke punuar në çati kur ra poshtë.

Ndërkohë është proceduar penalisht pronari i banesës, 64-vjeçari Gj.D. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Qafë Qelë të fshatit Gomsiqe të Pikës.

Banesa ishte e vjetër ndërsa 66-vjeçari që gjeti vdekjen jetonte në Lezhë.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë shtetasin Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë.
Procedimi ndaj tij filloi pasi në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe, Pukë, në banesën e vjetër të shtetasit GJ.D, është aksidentuar duke rënë nga lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë, i cili ishte duke kryer disa punime në çatinë e banesës së këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: