Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një serë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa mediet italiane raportojnë se raporti mjeko-ligjor ka zbuluar shkaqet e vdekjes së punëtorit të ri të fermës.

Referuar të dhënave të raportit, mediet fqinje theksojnë se vdekja e 20-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga i nxehti i tepërt, që ka “pushtuar” zonën ditët e fundit.

Siç shkruajnë mediet, i riu ka qenë duke punuar në serë, kur është rrëzuar dhe ka rënë përtokë, duke humbur jetën.

Ndërkohë, mediet italiane shkruajnë se pas vdekjes së të riut shqiptar, një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur, ku një tjetër fermer ka humbur papritur jetën, teksa ka qenë duke punuar në orët e nxehta të ditës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb