Kroacia është goditur sot nga një tërmet tejet i fuqishëm, i cili ka shkaktuar edhe viktima por edhe dëme të mëdha materiale. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.4 me epiqendër në Petrinje.

Një numër i madh i anëtarëve të agjencisë së krizave, ushtarë e zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.

Kryetari i Petrinjes, Darinko Dumbovic, ka konfirmuar për mediat lokale se nga tërmeti ka humbur jetën një fëmijë.

Ndërkohë gazetari i Al Jazeera teksa po raportonte nga vendi i ngjarjes ku skenat e frikshme flisnin sa njëmijë fjalë, ishte dëshmitar i një dridhje të fuqishme kur gjithçka po transmetohej drejtpërdrejt. Shihni reagimin e tij

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: