Një gazetare e Al Jazeera shmangu një plumb të një snajperi dhe një goditje nga një granatë e gazit lotsjellës, ndërsa po raportonte protestat vdekjeprurëse të Gazës.

Siç raportojnë mediat e huaja, pamjet dramatike tregojnë momentin kur korrespondentja e rrjetit ndërkombëtar, Hoda Abdel-Hamid, ishte para kamerës, pasi një plumb i kaloi shumë pranë, shkruan tg.

Gjithashtu, gazetarja, e cila kishte veshur një përkrenare dhe jelek anti-plumb, postoi një video të dytë në profilin e saj në Twitter duke treguar depozitat e gazit lotsjellës që ranë nga qielli brenda hapësirës ku gjendeshin ekipet televizive.

Në mesazhet e postuara së bashku me videon, Abdel-Hamid, e cila po trajtohet në spital, ka shkruar: “Kjo ndodhi larg nga gardhi dhe askush përreth nesh nuk po hidhte gurë ose nuk bënte ndonjë gjë tjetër …njerëzit ishin të ulur, duke shikuar nga larg duke u përpjekur të ruheshin. Por nuk kishte ndonjë vend të sigurt, as afër gardhit, e as më larg”.

Rreth 60 persona u vranë në përleshjet e djeshme dhe më shumë se 2,000 u plagosën pasi u zhvilluan protesta të mëdha gjatë hapjes së ambasadës së re të Amerikës në Jerusalem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: