Një aksident me pasojë vdekjen e një 56-vjeçari ka ndodhur sot në Tiranë, në një servis makinash. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”.

Mësohet se shtetasi me inicialet A. M., dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2024, rreth orës 07:40, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi A. M., 56 vjeç, dyshohet se duke riparuar tamburet e makinës me gurë fresibël, aksidentalisht është dëmtuar (prerë) në kokë, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb