Detaje të reja mësohen mbi aksidentin e një nate më parë në kalanë e Gjirokastrës ku një 39-vjeçar u rrëzua nga muret e kalasë duke pësuar dëmtime në këmbë, por pa pasoja për jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së shtunës gjatë përgatitjeve të check-in fest.

39-vjeçari grek me iniciale K.V. është inxhinier audio i një prej grupeve performuese. Ai ka hipur në një shkallë gjatë punës për rregullimin e skenës dhe kontrollin audio dhe si pasojë e pakujdesisë është rrëzuar nga një mur i brendshëm i kalasë në një lartësi mbi 2 m, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pas shoqërimit në spitalin e Gjirokastrës shtetasi grek është nisur në Greqi për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb