GREQI- Një 23-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij i ngushtë kanë përjetuar momente tmerri në një lokal në Kallamata të Greqisë teksa ishin duke parë një përballje angleze në televizor, Southampton-­Tottenham. Denoncimin e ka bërë publik njëri nga shqiptarët, Emiljano Lazeri nga Lezha, i cili ka rrëfyer ngjarjen për ‘jetaoshqef’.  “Bashkë me shokun e ngushtë po shikonin ndeshjen dhe kishim me vete flamurin tonë kombëtar. Aty një nga 20 vetat që ishim në kafe gjuan në drejtim të flamurit tonë dhe plagoset shoku im i ngushtë. Kërkoj nga Ministri jonë i Jashtëm të drejta të barabarta”­shkruan Emiljano Lazeri, i cili thotë se u gjobit me 5800 euro me akuzën për provokim. Ai tregon më tej se personi që qëlloi ishte grek. “Kemi 9 vjet që jetojmë aty dhe jemi të vetmit që e kemi mbajtur flamurin kombëtar me vete, por atij iu errën sytë dhe qëlloi”­, – tregon ai.

Të rinjtë ashtu siç kanë bërë për vite me radhë kur shikonin ndeshje merrnin me vete edhe flamurin shqiptar, por një grek edhe pse të rinjtë banojnë prej 9 vitesh në Kallamata, nuk e ka duruar dot të shikojë flamurin shqiptar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

Shoku i 23-vjeçarit është plagosur dhe është transportuar në spital, ndërsa vetë Emiljano Lazeri është gjobitur me një shumë prej 5800 eurosh për provokim. I riu nga Lezha kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në këtë rast, të Ministrisë së Jashtme, pasi edhe pse hëngrën plumbin, edhe u gjobitën, faji u mbeti atyre për “provokim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb