Eksperti i ekonomisë pranë PD, Dorjan Teliti, ka deklaruar se qëllimi i qeverisë në rritjen e pagave me 7 përqind për administratën publike, janë zgjedhjet lokale.

Me anë të një postimi në Facebook, Teliti u shpreh se për më tepër qeveria e shet një rritje të tillë si paketë sociale.

Postimi i plotë:
Prag zgjedhjesh lokale…duhet te bejme sikur “rrisim” pagat e administrates publike. Ky eshte i vetmi qellim i qeverise, qellimi elektoral.
Por a po rriten pagat realisht? A kane me shume fuqi reale blerese punonjesit e administrates publike?
Hera e fundit qe pagat e administrates publike jane rritur ka qene perpara zgjedhjeve te vitit 2017.
Qe nga ai moment, per me shume se 5 vite me rradhe, qeveria harroi te rrise pagat e rreth 20mije punonjesve te administrates publike, ndonese inflacioni gerryente vit pas viti te ardhurat dhe mireqenien e familjeve.
Cfare po ndodh tani? Qeveria ka vendosur te rrise pagat mesatarisht me 6-7%.
Nderkohe nga ana tjeter, sipas vete publikimeve te Instat, cmimet e shportes se pergjithshme te konsumit per periudhen 2017-2022 jane rritur me te pakten 18% (ndonese e dime mjaft mire qe cmimet jane rritur realisht shume me teper, por le te bejme “sikur besojme” shifrat e Instat).
Me pak fjale, edhe me rritjen elektorale prej 6-7% te pagave te administrates publike, cdo punonjes i administrates fatkeqesisht rezulton te jete varferuar ndjeshem keto 5 vite, me renie reale te fuqise blerese me te pakten 11-12%.
Kjo eshte nje nder arsyet se pse te gjithe kane marre apo enderrojne te marrin arratine ne rruget e kurbetit, se ne Shqiperi po varferohemi gjithnje e me shume si shpirterisht ashtu edhe financiarisht.
Ps: dhe kete “rritje” pagash prej 6-7% perpara zgjedhjeve lokale, qeveria ta shet edhe si pakete ndihme per me teper

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb