Kryeministri Edi Rama ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të kryetares së Komisionit hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit ka insistuar që Rama të përgjigjet nëse janë financuar 100 milionë euro nga buxheti i shtetit për inceneratorët, por Rama nuk është përgjigjur.

Pjesë nga debati:
Tabaku: Aktrimin e lëmë jashtë sallës. 100 milionë euro pagesa.
Rama: Kam kaq kohë që e shpjegoj, ju tani bëtë një fyerje. Po ju them për herë të fundit, o bëni kryetaren e komisionit e zbatoni ligjin dhe kur më jepni fjalën më lini të mbaroj, ose nëse do ta bëni me jo aktrimi, jo propaganda, jam i gatshëm. E kam pas një komision hetimor këtu unë, me sjellje inkuizicionale. O bëj pyetjen e prit përgjigjen me durim, ose fyej, por se cfarë të pret pastaj nuk i dihet.

Tabaku: I vetmi që fyeni jeni ju.
Rama: Kur kam fyer?
Tabaku: Me këtë ton mund t’iu drejtoheni vartësve tuaj.
Rama: Mos më bëj mua komente. S’ka pyetje të radhës, se do fokusohemi te 100 milionëshi.

Tabaku: Fokusohu te pyetja.
Rama: E ke atë zërin grricës.
Tabaku: A ka mundësi të ulësh zërin këtu. I dëgjon ofendimet që po bën, ul zërin në këtë komision.
Rama: Kërkoj 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja. I kërkoj ndjesë këtyre këtu se ngrita tonin, por kështu nuk vazhdohet. Nuk vazhdoj unë kështu, se sekretaret e partisë i kam pas përpara që kur kam qenë i vogël. Nuk ka kështu.
Tabaku: 100 milionë euro. Pi dhe pak ujë, e qetësohu.
Rama: Sa më shumë të bësh kështu, aq më shumë punë do prishësh.
Tabaku: Qetësohu e përgjigju.
Rama: Ke muaj që shkallon miletin me 430 milionë, tani i zbret te 100 milionë. Kam ardhur këtu për këto lekët dhe nuk iki pa i sqaruar. Mos më nxirr nga lëkura e dëshmitarit se mezi po rri tani. Të jetë e fundit që më ndërpret. Nuk i përgjigjem, sepse jeni në shkelje ligji. Nuk mundem që pas çdo pyetje të ju tregoj ligjin. Unë juve nuk ju përgjigjem më, ju vazhdoni bëni pyetje. Ky quhet bullizëm ndaj dëshmitarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb