Kreu i ushtrisë mercenare ruse “Wagner”, Yevgeny Prigozhin tha të shtunën se fraksionet e Kremlinit po shkatërronin shtetin duke u përpjekur të nxisin mosmarrëveshje midis tij dhe luftëtarëve çeçenë .

Prigozhin tha se një mosmarrëveshje midis tij dhe forcave çeçene, të cilët po luftojnë gjithashtu përkrah ushtrisë ruse në Ukrainë , ishte zgjidhur.

Megjithatë shefi i Wagner fajësoi mosmarrëveshjen te disa fraksione të paidentifikuara të Kremlinit. Sipas tij plani i tyre kishte dalë “aq jashtë kontrollit” sa Putin ishte detyruar t’i qortonte në një mbledhje të këshillit të sigurisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb