Neymar është shpallur lojtari i muajit gusht në Ligue 1. Sulmuesi i PSG ka shkëlqyer me kampionët e Francës, teksa në këtë periudhë ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë pasimin e fundit plot 6 herë.

Forma e O’Ney është në rritje dhe këtë e tregojnë shifrat. Në verë u përfol shumë për një largim të tij nga Parc de Princes, gjithsesi gjithccka qëndroi në kuadrin e thashethemeve, me lojtarin që ndau mendjen të qëndrojë nën drejtimin e Galtier.

Sa i takon renditjes së futbollistëve më të mirë të muajit gusht, pas Neymar vijnë Lionel Messi, Florian Sotoca dhe Lends.

Uu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: