Me rastin e 20-vjetorit të titullit të fundit kampion të Lacios, që do të jetë këtë të enjte më 15 maj, argjentinasi Huan Sebastian Veron, një nga lojtarët më të mirë të atij ekipi, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “La Repubblica”.

“Unë dhe Nestor Sensini ishim ngjeshur pas radios në një qoshe të “Olimpicos” për të dëgjuar minutat e fundit të Peruxha-Juve. Një situatë surreale, njerëz përqark me lotë në sy dhe nervat e shkatërruara”.

Veç kujtimeve të asaj dite, mesfushori argjentinas foli dhe për Simone Inzaghin, ish-shoku i tij i skuadrës në atë sezon dhe sot në stolin e Lacios.

“Një befasi e madhe. Në atë kohë ishte shumë i ri dhe nuk fliste kurrë për futboll. Për femra po, edhe për ndonjë gjë tjetër, por kurrë për futboll. Vitin e shkuar e takova në Formelo. Edhe Peruci ishte dakort me mua, bëmë pak shaka, po për të është një evolucion fantastik dhe jam i lumtur. Bëj tifozllëk për të”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb